Tentonte të shiste mina me telekomandë për 6 mijë euro, arrestohet 30-vjeçari

Nga A2 CNN
17 Korrik 2021, 10:00 | Kronikë

Një 30 vjeçar banues në Durrës është vënë në pranga sot nga forcat e policisë, pasi i janë sekuestruar 2 mina me telekomandë që priteshin të shiteshin.

Arrestimi në flagrancë u krye  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë po tentonte të shiste dy prej tyre, të ndërtuara në mënyrë artizanale.

I arrestuari është shtetasi Eluar Thaçi, banues në Katund të Ri të Durrësit, që sipas informacioneve kërkonte rreth 6mijë euro për të dy minat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos