
Thellohet tragjedia e familjes Gjoka pas vdekjes së 19-vjeçares disa ditë më parë në Itali. Sot ka ndërruar jetë në po Itali edhe vajza e dytë, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Ajo ishte dërguar për kurim në Itali, pasi mbeti e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e familjes në Velipojë.
Pavarësisht trajtimit mjekësor Klarisa Gjoka nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve te marra. Disa ditë më parë gjeti vdekjen dhe motra e saj Daniela Gjoka 19-vjeçe.
Gjatë ditës s sotme është zhvilluar ceremonia mortore për 19-vjeçaren. Në gjendje të rëndë mësohet se është edhe nëna e fëmijëve.
Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si shkak e rrjedhjes së gazit të një bombole gazi.
Në muajin gusht të këtij viti 19-vjeçarja kishte planifikuar dasmën, por ëndrra e saj u ndërpre në mes. (A2 Televizion)