Identifikohen 4 turistët rusë që u gjetën të pajetë në hotelin në Kavajë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 08:24 | Kronikë
Identifikohen 4 turistët rusë që u gjetën të

Katër turistë rusë janë gjetur të vdekur në saunën e një hoteli në Qerret. Ngjarja tragjike është raportuar në orët e vona të së premtes. Sipas të dhënave zyrtare nga policia dyshohet se turistët janë asfiksuar brenda në sauna dhe janë gjetur të vdekur nga një prej punonjësve të hotelit, ndërsa ende po punohet për zbulimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetëve të tyre.

Viktimat janë identifikuar si Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Ata kishin hyrë në Shqipëri prej një jave. Turistët ishin pjesë e një guide së bashku me shtetas të tjerë rus. Mësohet se prej disa ditësh ata ishin akomoduar në hotelin në Qerret, ku tragjikisht 4 prej tyre humbën jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos