Teoria konspirative e kinezëve për linë e majmunit: Amerika e ka përhapur me dashje

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 16:01 | Bota
Teoria konspirative e kinezëve për linë e majmunit: Amerika e ka

Në Kinë po përhapet teoria konspirative se lija e majmunit e ka burimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se amerikanët e kanë përhapur me dashje këtë virus.

Në rrjetin social Weibo është shumë në modë kjo teori, në një kohë që lija e majmunit është përhapur në disa vende evropiane dhe Australi, përveç Amerikës.

Influenceri kinez Shu Chang, i cili ka 6,41 milionë ndjekës, tha se “Amerika ka pasur në plan përhapjen e lisë së majmunit”.

https://a2news.com/2022/05/23/cfare-eshte-lija-e-majmunit-virusi-i-ri-qe-po-shqeteson-boten/

Simptomat e para janë ato të gripit të zakonshëm, si temperatura, të dridhurat, lodhja, dhimbja e kokës dhe e muskujve, dhe fryrje të nyjeve limfatike, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë virusin dhe sëmundjen. Më pas, i infektuari përjeton daljen e njollave të ashpra në fytyrë, trup dhe brenda gojës. Puçrrat janë të mbushura me lëng dhe shpesh të kuqe. Ato zhduken pas një periudhë prej dy ose tre javësh.

Ekspertët thonë se për përhapjen e këtij virusi shërben kontakti i afërt me një person të infektuar. Neil Mabbott, shefi i katedrës së imunopatologjisë në shkollën e veterinarisë në Universitetin e Edinburgut tha përmes një deklarate se virusi përcillet përmes prekjes së lëkurës së infektuar, membranave të mukozës, stërklave respiratore dhe lëngjeve trupore.

Sipas Michael Head, kërkues shkencor në Universitetin e Sauthemptonit në Mbretërinë e Bashkuar, lija e majmunit mund të përkthehet në një infeksion të rëndë. “Vdekshmëria për këtë lloj virusi ka qenë gjithmonë rreth 1%”, thotë ai. “Vatrat krijohen shpesh në ambiente ku të ardhurat e popullsisë janë të ulëta dhe aksesi në shërbime shëndetësore është i kufizuar”. Sidoqoftë, sipas tij, do të ishte shumë e pazakontë që të shihet shpërthim rastesh në vendet e zhvilluara. “Nuk do të kemi transmetim në nivelin e Covid”, tha ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/23/lija-e-majmuneve-ne-15-shtete-obsh-bota-perballet-me-sfida-te-frikshme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos