Alaska u zgjua të shtunën e tronditur nga një termet i fortë, që ka goditur veriun e kryeqytetit Anchorage.
Tërmeti, i cilësuar me magnitudë 7.0, ka ndodhur në orën 8.28 lokale, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Fatmirësisht nuk regjistrohen viktima, por bilanci është ende i përkohshëm nga më shumë se 140 lëkundjet e tjera që pasuan.

Afërsisht 10 mijë banorë gjenden pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur dhe temperaturat e ftohta dhe mungesa e dritës normale në këtë periudhë të vitit vështirësojnë ndihmat.

Presidenti i SHBA Donald Trump deklaroi nga Argjentina, ku ndodhet për mbledhjen e G20, se qeveria qendrore “nuk do të kursejë asnjë resurs” për t’i ardhur në ndihmë shtetit federal dhe banorëve të tronditur. (A2 Televizion)