Tërmet me magnitudë 7,4 në Zelandën e Re

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 18:01 | Bota
Tërmet me magnitudë 7,4 në Zelandën e Re

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,4 ka goditur verilindjen e Zelandës së Re, me mijëra banorë të zonës që u zgjuan nga lëkundjet e forta.

Epiqendra e tërmetit ishte në det, në 33 km thellësi, në jug të Ishujve Kermadek, në orën 1 (me orën lokale).

Fillimisht, u dha alarmi për një tsunami të mundshëm, por disa minuta më vonë u njoftua se nuk ka kërcënim tsunami për Zelandën e Re dhe Australinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos