Pjesa lindore e Turqisë është goditur sot rreth orës 14:24 nga një tërmet i fortë, që ka shkaktuar viktima dhe të plagosur në rajonin e Bingolit.

Bilanci paraprak flet për të paktën një viktimë dhe 18 të plagosur, disa prej tyre policë të dëmtuar gjatë shembjes të një pjese të komisariatit vendas.
Janë dhjetëra shtëpitë e goditura nga lëkundjet sizmike, rreth 33 në pak orë. Sipas sizmologëve, goditja kryesore ka arritur intensitetin 5.7 të shkallës Rihter.
Forca të shumta janë dërguar në vend për të ndihmuar popullsinë lokale në fshatin Kaynarpinar, epiqendra e tërmetit të sotëm. (A2 Televizion)