Tërmeti lëkund Italinë, panik te banorët

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 21:45 | Bota
Tërmeti lëkund Italinë, panik te banorët

Një tërmet i relativisht i fortë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Itali, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas shërbimit sizmiologjik, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 Rihter, ndërsa lëkundjet e tij u ndjenë për disa sekonda.

Epiqendra e tërmetit ishte në Reggio Emilia, rreth 23 km nga qyteti i Parmës, në një thellësi prej 9 km.

Nuk ka dëme të raportuar deri në këto momente, ndërkohë që në zonë ka pasur dhe paslëkundje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos