Terreni i vështirë favorizon zjarrin në parkun e Lurës, Forcat Ajrore nisin helikopterin 'Cougar'

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 18:56 | Aktualitet
Terreni i vështirë favorizon zjarrin në parkun e Lurës,

Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për të shuar zjarrin që ka rënë në Parkun Kombëtar të Lurës.

Sipas MM, drejt zonës që është mbërthyer nga flakët janë nisur efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri “Cougar” i ushtrisë.

Situata në Lurë është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë. Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos