Aksident në Radhimë, makina përplaset me kolonën e ndërtesës

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 11:18 | Kronikë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mëngjesin e së mërkurës, në zonën e Radhimës në Vlorë.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, mjeti tip Ford me targa AA 581 GV u përplas me kolonën e një ndërtese në anë të rrugës dhe mendohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë.

Në aksidenti humbi jetën në spital 21 vjeçari Savjo Dhimojani dhe mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Ari Canaj.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos