Emiljano Shullazi dërgohet në spitalin e burgut

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 11:43 | Kronikë
Emiljano Shullazi dërgohet në spitalin e burgut

Emiljano Shullazi është dërguar në spitalin e burgut. Ai është transportuar nën forca të shumta policore, ku përveç dy furgonëve, prezent ishte edhe një autoblindë e forcave RENEA, të cilat e kanë shoqëruar atë deri në ambientet e spitalit.

Apeli i Posaçëm konfirmoi më 3 dhjetor 2021 dënimin me 14 vite burg për Shullazin, i fajësuar për “gjobëvënie” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zaka, si edhe për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”. Të pandryshuara mbetën masat e dënimit për të bashkëpandehurit e tij. Vendimi i Apelit u ndoq edhe nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të OSBE-së.

Shullazi akuzohet nga SPAK edhe për pjesëmarrjen në vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame, por edhe ish-rivalit të Lulzim Berishës, Klodian Saliu. Për ngjarjet e ndodhura në vitin 2005, prokuroria ka dërguar për gjykim grupin e tij, por edhe Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullain. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/15/vrasja-e-vajdin-lamajt-dhe-klodian-saliut-spak-dergon-per-gjykim-grupin-e-emiljano-shullazit/
https://a2news.com/2021/12/03/jepet-vendimi-perfundimtar-per-emiljano-shullazin-dhe-bashkepunetoret-e-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos