Teuta rimerr kreun dhe “hakmerret” ndaj Skënderbeut

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 18:56 | Futboll
Teuta rimerr kreun dhe “hakmerret” ndaj Skënderbeut

Lufta për titullin mbetet e zjarrtë. Teuta i përgjigjet Partizanit dhe Vllaznisë, dhe rimerr kreun e Superiores.

Durrsakët mposhtin Skënderbeun me një penallti në fund të pjesës së parë të lojtarit të tyre më të mirë, Dejvi Bregu, dhe “hakmerren” ndaj korçarëve që i eliminuan në Kupë.

Ekipi i Memellit, nuk u dorëzua dhe provoi të barazonte sfidën, por nuk arriti, duke goditur edhe një traversë në minutën 66.  

Teuta vazhdon të jetë në krye me 52 pikëve, pas fitores me Skënderbeun, ndërsa ndjekin Vllaznia dhe Partizani me nga 50 pikë.

Ndërkohë, Laçi mund Bylisin 2-1, dhe renditet e katërta me 48 pikë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/18/vllaznia-rikthehet-ne-kryesim-me-goleade/

A2 CNN Livestream

Latest Videos