Vllaznia rikthehet në kryesim me goleadë

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 15:56 | Futboll
Vllaznia rikthehet në kryesim me goleadë

Vllaznia shënoi plot 6 herë në transfertë ndaj Apolonisë, duke u kthyer te fitorja pas dy barazimeve radhazi.

Dygolëshat e Da Silvës dhe Hoxhajt, si dhe golat e Dilaver dhe Brdaric kthejnë Vllazninë në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Partizanin, në pritje të ndeshjes së Teutës.

Ditën e djeshme, Partizani mposhti 3-1 Kastriotin, ndërsa Kukësi dhe Tirana barazuan 2-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos