Dorëzimi i mandatit për qeverinë, takimet e Thaçit dështojnë, Kurti: Jam jashtë Kosovës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 16:55 | Kosova
Dorëzimi i mandatit për qeverinë, takimet e Thaçit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk arriti të mandatonte Albin Kurtin si kryeministër për formimin e qeverisë së re.

Dy takimet e thirrua nga ai dështuan, pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje gjendej jashtë vendit. Mandati i kryeministrit për formimin e qeverisë së re qëndroi në zyrën e Presidentit të Kosovës. Dy takimet e thirrura nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi, dështuan pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk gjendej në Kosovë. Konsultat duhej të mbaheshin në orën 13:30 dhe 20:00, por që u anuluan pas këtij njoftimi zyrtar.

“Për t’u konsultuar për caktimin e të mandatuarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim”, tha Kurti.

Në reagimin e parë, partia e Kurtit bëri me dije se ftesa ka ardhur në moment të fundit dhe kryetari kishte një axhendë të planifikuar më përpara. Ndërsa në të dytin, Vetëvendosje akuzon zyrën e presidentit, duke theksuar se ftesat për takimin fillimisht i mësonin në portale pastaj i lexonin në zyrë. Për këto zhvillime pati reagim dhe nga vetë Thaçi, i cili zgjodhi rrjetin social Tëitter dhe gjuhën angleze. “U bëj thirrje të gjithëve që të tregojnë lidership dhe të mos shtyjnë formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, shkroi Thaçi.

https://a2news.com/2019/12/27/haradinaj-i-ashper-kurti-eshte-mashtrues-do-zhgenjeje-qytetaret/

Ndërkohë, partia e Kurtit doli fituese në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 6 tetorit, me një avantazh shumë të vogël kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën synon të formojë koalicion për bashkëqeverisje. Sipas kushtetutës së Kosovës, nëse Kurti dështon të formojë qeverinë, atëherë mandati do t’u kalojë të gjitha partive të tjera. Dhe nëse nuk formohet një ekzekutiv brenda afateve të caktuara nga presidenti, atëherë do të mbahen sërish zgjedhje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/26/kosova-zgjedh-kryeparlamentarin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos