
1493 – Christopher Columbo niset për udhëtimin e dytë në Botën e Re. 
1896 – Lindi shkrimtari Francis Scott Fitzgerald, i njohur më shumë për romanin e tij klasik amerikan, “Getsbi i Madh”. Bazuar në romanin e Fitzgeraldit u xhirua një film në vitet 1970 dhe u shkrua një opera në vitin 1999. 
1948 – Themelohet kompania e motorëve “Honda”. 
1951 – Lindi në Spanjë regjisori Pedro Almodovar, i cili do të prezantojë vendin e tij në garën për çmimet Oscar, me filmin “Dhimbje dhe gëzim” (“Dolor y gloria”). 
1966 - U shfaq seria e parë e serialit të njohur fantastiko-shkencor “Star Trek”. 
1988 – Në Olimpiadën Verore, Ben Johnson mund Carl Lewis-in dhe Linford Christie-n në garën 100 metra dhe vuri rekordin 9.79 sekonda. Më vonë skualifikohet për shkak të dopingut. 
1988 - U bë publik ultimatumi i NATO-s drejtuar Presidentit të ish Jugosllavisë, ku i kërkohej të ndërpresë dhunën në Kosovë, ndryshe do të përballej me sulmet ajrore të Aleancës të Atlantikut Verior. 
1991 – Nirvana hedh në treg albumin “Nevermind”. 
2006 – Në Michigan, SHBA ngrihet përmendorja e Skënderbeut
Kalendari historik, 24 shtator. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
