Precedentët me Moldavinë, Kombëtarja kërkon të vijojë ecurinë pa humbje

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 14:22 | Futboll
Precedentët me Moldavinë, Kombëtarja kërkon të

Asnjë humbje e pësuar në pesë përballje historike. Ky është bilanci i ndeshjeve të Shqipërisë në ndeshjet direkte me Moldavinë. Një ecuri të cilën kuqezinjtë synojnë ta vazhdojnë edhe në sfidën e kësaj të shtune në Arenën Kombëtare.

Kombëtarja ka fituar katër nga përballjet e mëparshme ndaj moldavëve, teksa ka barazuar në një rast. Fitoret kanë qenë të gjitha në kualifikueset e Kampionatit Europian.

Në total kuqezinjtë kanë shënuar 12 gola dhe kanë pësuar vetëm 2. Për herë të fundit Shqipëria dhe Moldavia janë ndeshur në kualifikueset e Euro 2020, me kuqezinjtë që fituan 2 me 0 ndeshjen në shtëpi dhe 4 me 0 në Kishinau.

Nga lojtarët që do të jenë në fushë, Bare dhe Cikalleshi ishin mes atyre që shënuan në përballjen e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos