Tifozët në Francë nuk mund të kthehen para janarit në stadiume

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 16:15 | Bota
Tifozët në Francë nuk mund të kthehen para janarit në

Tifozët në Francë nuk do të jenë në gjendje të kthehen në stadiume para janarit. Dhe kur të kthehen do të jetë nën masa të rrepta sigurie në varësi të madhësisë së vendit dhe pjesëmarrjes.

Lajmi është njoftuar nga presidenca franceze, sipas së cilës nuk është i mundur kthimi i spektatorëve në dhjetor, duke pasur parasysh rritjen e fundit të rasteve me Covid-19 në Francë, e cila bëri që qeveria të njoftojë një bllokim të ri të pjesshëm muajin e kaluar, u tha presidenti Emmanuel Macron zyrtarëve sportivë në një telekonferencë.

Por, zyra e Presidencës tha se klubet e të rinjve mund të lejohen të rihapen në dhjetor, nëse numri i rasteve të reja të përditshme të koronavirusit vazhdon të bjerë, për sa kohë që merren masa të përforcuara për të shmangur rreziqet e infektimit, veçanërisht në ambienete të brendshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos