
Revista prestigjioze Times, e njohur botërisht për kopertinat e saj ikonike, ka vendosur këtë vit Jamal Khashoggin dhe gazetarë të tjerë të kërcënuar si “Njeriu i Vitit”.
Është hera e parë në historinë e revistës të krijuar në 1923 që një vlerësim i tillë i jepet një personi të vdekur.
Vrasja e bashkëpunëtorit të Washington Post Jamal Khashogghi në konsullatën saudite në Stamboll ka qenë vazhdimisht në faqet e para të mediave botërore, për dyshimet që disidenti të jetë vrarë me urdhër të autoriteteve më të larta të Riadit.
Bashkë me Khashoggin janë vlerësuar edhe gazetarë të sulmuar ose dhunuar gjatë vitit, si reporterët e Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo të arrestuar në Myanmar gjatë investigimit për persekutimin e minoritetit Rohingya, si dhe gazetarët e Capital Gazzette në SHBA të vrarë në një person në qershor.
Personazhi i fundit është Maria Ressa, kryeredaktorja e një portali filipinas disident ndaj administratës të presidentit Duterte. (A2 Televizion)