
Oferta e parezistueshme e bardhebluve është 10 mijë euro pagë mujore.
Gjithashtu, për ta bindur lojtarin, presidenti Refik Halili i ka premtuar se çdo pagesë që bëhet nga UEFA për angazhimet e lojtarëve me ekipin Kombëtar, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Euro 2021 do të kalojë në llogari të sulmuesit.
Në total, bëhet fjalë për një shifër nga 80 mijë deri në 100 mijë euro, e cila i shtohet pagës së Ferhan Hasanit.
“Buba”, siç e njohin ndryshe, mesfushorin e mirënjohur nga Tetova, i cili për momentin është futbollist i lire, ka talentin, eksperiencën dhe klasin që mund t’i ndihmojnë bardheblutë të zgjidhin disa nga problemet që kanë hasur në këtë fillimsezoni. (A2 Televizion)