
Vllaznia hedh një hap të madh përpara në luftën për titullin kampion. Shkodranët mundën 1-0 Kukësin në transfertë, duke u shkëputur 9 pikë nga vendi i dytë, që aktualisht mbahet nga Teuta, e cila sot fitoi 2-0 ndaj Bylisit.
Golin e vetëm të ndeshjes për Vllazninë e shënoi Kalaja, në minutën e 58.
Nesër do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 14 të Kategorisë Superiore: Apolonia-Laçi, Tirana-Kastrioti dhe Skënderbeu-Partizani. (A2 Televizion)