Roma nuk “paraqitet”, Lacio i jep leksion në derbi

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 22:48 | Futboll
Roma nuk “paraqitet”, Lacio i jep leksion në derbi

Derbi i shumëpritur i Romës nuk pati histori. Lazio i jap një leksion futbolli bashkëqytetarëve, duke dominuar 3-0 Romën.

Ekipi i Paulo Fonseca filloi mirë ndeshjen, por pas një gabimi trashanik i mbrojtësit Ibanez, që i lejoi golin bomberit Immobile në minutën 14,  praktikisht u zhduk nga fusha e “Olimpico”, për herë të parë e boshatisur dhe pa koreografitë që e shoqërojnë tradicionalisht.

Lacio dyfishon në minutën 23 me anë të Luis Alberto, sërish pas një gabimi të Ibanez, me trajnerin romanist që ndoshta u pendua për lënien në stol të Marash Kumbullës.  

Në pjesën e dytë, dominimi i djemve të Simone Inzaghit ishte edhe më i dukshëm, i kulmuar nga një gol i bukur, sërish i spanjollit Luis Alberto, në ndeshjen e tij më të mirë të sezonit.

Në minutat e fundit, hapësirë pati edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, por pa mundur t’i shtohet festës bardheblu me një gol që do ta zhbllokonte.

Me fitoren e sotme, Lacio ngjitet në kuotën e 31 pikëve, tre pikë më pak se Roma, dhe mund të mendojë sërish për një vend në Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos