Në “Air Albania” ka marrë 3 pikët e radhës në Kategorinë Superiore, këtë herë duke mposhtur 2-1 një rival direkt për titull, siç janë kampionët në fuqi të Teutës së Durrësit.
Bardheblutë gjetën golin e parë në këtë sfidë në minutën e 28 të pjesës së parë, kur Einur Totre realizoi me një goditje spektakolare nga distanca, duke shtangur portierin e Teutës Qirko.
Goli i dytë për kryeqytetasit u realizua nga Taulant Seferi, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas një asisti fantastik nga Xhixha në minutën e 68-të.
Kur u mendua se sfida ishte mbyllur, Teuta ngushtoi diferencën në minutën e 84-t me anë të Grudës, por vetëm kaq pasi bardheblutë arritën të menaxhojnë si duhet minutat në vijim.
Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 30 pikëve, në krye të Superiores, 3 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 18 pikë. (A2 Televizion)