Tirana triumfon në derbi, spektakël nga tifozët në ndeshjen e basketbollit

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 12:14 | Sporte të tjera
Tirana triumfon në derbi, spektakël nga tifozët në ndeshjen

Kryeqyteti vishet bardheblu. Tirana e basketbollit të meshkujve arriti të mposht me rezultatin final 87-70 Partizanin në palestrën e re të “Farie Hotit”.

Në një atmosferë spektakolare me prezencën dhe të ultrasve të Tiranës, bardheblutë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe pa shumë histori, pasi skuadra e Karajt ishte në të gjitha periodat në avantazh, çfarë e bëri dhe më të lehtë fitoren.

Më i miri i parketit ishte shtatlarti Grifin i Partizanit me 34 pikë, por kaq nuk mjaftoi që të kuqtë të siguronin fitoren apo të kalonin një herë në avantazh. Tek bardheblutë u vlerësua, Endrit Hysenagolli me 20 pikë dhe pas tij amerikan Klark. Megjithatë, ndonëse fituan, trajneri Erkand Karaj pret akoma dhe më shumë nga skuadra e tij, ndërsa shprehet i bindur se titulli është bardheblu.

Dy më të mirët në parket, Endrit Hysenagolli dhe Eldi Hysa treguan se nuk e shohin rival Partizanin, ndërsa kërkojnë që mbështetja e ultrasve të jetë në çdondeshje.

Aktualisht, Tirana qëndron e dytë në klasifikim në luftë me Teutën kryesuese, ndërsa Partizani vijon garën për mbijetesë me Dinamon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos