“Baby Kaka”, tre gjigantë të Premier League në garë për të nënshkruar me yllin e ri të Spanjës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 13:29 | Futboll
“Baby Kaka”, tre gjigantë të Premier League në

Tre gjigantë të Premier League si Chelsea, Newcastle dhe Liverpool do të ndezin këtë merkato vere, duke luftuar mes tyre për të bindur yllin e ri spanjoll, Gabriel Veiga për të nënshkruar.

“Blutë e Londrës” janë ekipi më i fundit që hyn kështu në garën e ethshme për 21-vjeçarin që është pagëzuar si Baby Kaka, për shkak të aftësive të ngjashme me ish-yllin brazilian të Milanit.

Veiga aktualisht luan për Celta Vigo si mesfushor sulmues dhe ia doli të shënonte 11 gola në 36 ndeshje të luajtuara në La Liga këtë sezon, ku edhe fitoi nofkën Baby Kaka nga tifozët.

Gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano tani pretendon se Chelsea po kërkon me ngulm transferimin e tij, pasi do iu duhet një zëvendësues për Kai Havertz, i cili mund të kalojë te rivalët nga Londra veriore, Arsenal.

Klauzola e lirimit të talentit 21-vjeçar është 35 milionë paund, megjithatë as Liverpool nuk ka ndërmend të lëshoj pe në këtë garë të ethshme.

Jurgen Klopp tashmë ka marrë Alexis Mac Allister të Brighton-it, por kërkon edhe një përforcim për të rindërtuar mesfushën e tij.

Dhe si Chelsea, Liverpool gjithashtu ka nisur një hetim për Celta Vigo.

Megjithatë, Romano shton se Veiga aktualisht nuk është një prioritet për Reds, të cilët fillimisht duan të blejnë një lojtar fizik si Kephren Thuram i Nice ose Manu Kone i Gladbach.

Dhe Newcastle janë gjithashtu tifozë të mëdhenj të Veiga-s, me Eddie Howe që kërkon hapur më shumë kreativitet në mes të fushës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos