Rikthim i bujshëm te Tirana

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 08:37 | Futboll
Rikthim i bujshëm te Tirana

Tashmë është zyrtare. Albi Doka është rikthyer te skuadra e Tiranës. Ka qenë vetë klubi që me anë të një postimi në rrjetet sociale, zyrtarizoi mbrojtësin 25-vjeçar si përforcimin më të ri të skuadrës bardheblu.

Në sezonin e fundit, Doka luajti në Hungari me skuadrën e Honvedit, por pas rënies nga kategoria, mbrojtësi i djathtë preferoi të largohej dhe të niste një tjetër aventurë.

Pas shumë negociatash mes palëve, Doka u vesh sërish bardheblu, pasi u formua si lojtar dhe u shpall kampion i Shqipërisë në vitin 2019-2020 me Tiranën. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/Ctpb0v9KRbA/

A2 CNN Livestream

Latest Videos