
Brazili e kërkon me çdo kusht Carlo Ancelottin në kombëtare. Pas largimit të Tite, “Seleçao” është në kërkim të një trajneri të ri dhe po bën çmos që të bindë teknikun italian.
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, ka folur sërish për këtë temë, duke thurur elozhe për Ancelottin e duke mohuar të gjitha zërat për një afrim të mundshëm të Pep Guardiolës.
“Kur lojtarët që kanë luajtur me Ancelottin thonë se është trajneri ideal dhe kur e thonë edhe ata që nuk kanë luajtur kurrë me të dhe do të donin të luanin me të, priret ta besoj edhe unë. Për momentin, ai është trajneri perfekt për kombëtaren braziliane. Guardiola? Unë kurrë nuk kam folur me Guardiolën, ne e dimë se ai rinovoi me City-n dhe se synimi i tij për momentin është të vazhdojë në Evropë”, tha kreu i Federatës Braziliane. (A2 Televizion)