Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e tretë eliminatore përballë Ishujve Faroe.
Kuqezinjtë mbërritën të dielën në Torshavn ku zhvilluan dhe një seancë të lehtë stërvitore.









Me grupin kanë udhëtuar 24 lojtarë ndërsa jashtë listës janë lënë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk u përfshinë as në listën finale për ndeshjet me Moldavinë.
Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës siç bëhet me dije, të gjithë lojtarët në dispozicion janë në formë të mirë fizike dhe atmosfera është pozitive. Kuqezinjtë përballen këtë të marte me Ishujt Faroe në orën 20:45. (A2 Televizion)