Tjetër çmenduri, pas Van Gogh, "ambientalistët" sulmojnë veprën 110 milionë dollarë të Monet  

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 13:04 | Aktualitet

Trendi i ri i organizatave ambientaliste radikale duket se është ...shkatërrimi i kryeveprave artistike.

Dy aktivistë gjermanë janë arrestuar pasi kanë sulmuar një nga kryeveprat e Impresionizmit, “Les Meules” (Mullarët), duke i hedhur një substancë që autoritetet kanë përcaktuar si pure patate, teksa ndodhej në muzeun e Potsdamit në Gjermani.

Video e sulmit mbi kryeveprën e Monet

Aktivistët para arrestimit arritën të shpërndanin në Twitter videon e sulmit, si dhe apelin e tyre për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Vepra "Mullarët" i Monet u shit për 110.7 milionë dollarë në 2019

Sipas autoriteteve, ende nuk është përcaktuar vlera e dëmit për një vepër që vetëm pak kohë më parë është shitur në një ankand në Nju Jork për shumën e 110,7 milionë dollarëve.   

E pikturuar më 1890 nga mjeshtri i peizazheve Claude Monet, vepra shënoi rekordin e gjitha kohërave për rrymën impresioniste.

https://a2news.com/2022/10/14/hedhin-salce-domatesh-ne-pikturen-e-van-gogh-ne-londer-arrestohen-aktivistet/

Sulmi ndaj “Mullarëve” u parapri disa ditë më parë nga diçka e ngjashme, e ndodhur kësaj radhe në Londër.

https://a2news.com/2019/05/15/piktura-e-monet-vendos-rekord-shitet-per-110-milione-dollare/

Aty, aktivistët e  “Just Stop Oil”, sulmuan me salcë domatesh kryeveprën “Luledielli”,  ekspozuar në Galerinë Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos