Tjetër humbje për Leicester, i ikën mundësia për t’u ngjitur në krye

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 07:58 | Futboll
Tjetër humbje për Leicester, i ikën mundësia për

Humbja e dytë me radhë për Leicester City në kampionatin anglez të futbollit. Pas disfatës përballë Liverpool, të ashtuquajturit “Dhelprat”,u befasuan nga Fulham duke u mundur 2-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi.

Leicester humbi një mundësi të shkëlqyer për t’u ngjitur në krye të klasifikimit që mbahet pikërisht nga Liverpool dhe Tottenham.

Kampionët e 2016-s gjithsesi po bëjnë një sezon mjaft të mirë teksa ndodhen vetëm 3 pikë larg vendit të parë.

Mbrëmë u luajt edhe sfida mes West Ham dhe Aston Vila, ndeshje e cila përfundoi me fitoren 2-1 të londinezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos