All - Paragraf - 1
Një tjetër shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës dhe pushuesit që tashmë janë të shumë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në në lagjen 17, rruga "Shenjtoret", ku i është vendosur një sasi e vogël eksplozivi fasadës së dyqanit të shtetasit Shaban Aga.
All - Paragraf - 3
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, ndërkohë që policia ka identifikuar 31 vjeçarin D.K. si autor të ngjarjes.
Dyshohet gjithçka ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Shaban Aga dhe D.K. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2