
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në deklaratën e përditshme për shtyp, njoftoi një tjetër viktimë si pasojë e koronavirusit në vend.
Viktima është një 65-vjeçar nga Ferizaj, i cili u paraqit në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak.
Gjithashtu përveç viktimës dhe dy persona të tjerë rezultuan të prekur me koronavirus duke e çuar numrin total në 168.
Deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e pandemisë së Covid-19. (A2 Televizion)