Tjetër viktimë nga koronavirusi në vend, 2 qarqe Covid-free

Nga A2 CNN
15 Tetor 2022, 16:53 | Aktualitet
Tjetër viktimë nga koronavirusi në vend, 2 qarqe Covid-free

Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Bëhet fjalë për një 77 vjeçar nga Tepelena, i cili nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 21 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit nga 536 testime të kryera.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë, ndërkohë që në qarqet Kukës e Dibër nuk ka më të infektuar.

Njoftimi i Ministrisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 536 testime, 21 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 19 të shëruar në 24 orët e fundit

15 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në këto bashki:

 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Mallakastër, Kolonjë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Durrës, Kamëz.

Janë 252 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit  ka 1 humbje jete me SarsCov2: një pacient 77 vjeç, nga Tepelena.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,629 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                21

Të shëruar në 24 orë             19

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     536

Testime totale                   1,989,914

Raste pozitive                      331,473

Raste të shëruara                  327,629

Raste Aktive                             252

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    184

Fier                           17

Elbasan                   14

Gjirokastër                11

Shkodër                 9

Vlorë                         5

Berat                           5

Korçë                         3

Lezhë                        2

Durrës                     2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos