“Po largohet mendja e Shqipërisë", Shano: Ka vetëm një zgjidhje për të ndalur emigrimin

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 21:36 | Aktualitet
“Po largohet mendja e Shqipërisë", Shano: Ka vetëm

Ekspert i çështjeve ekonomike, por edhe opinionist, Dritan Shano, ishte i ftuar në Intervistë me Merita Haklajn në A2 CNN. Ndër të tjera, ai foli edhe për braktisjen e vendit.

Shano u shpreh se këtë proces do ta ndalonte vetëm bashkimi i të gjitha forcave politike në 4-5 objektiva madhore.

“Po largohet mendja e Shqipërisë, ata që në çdo shoqëri do të ishin motori, lokomotiva që do të çonte shoqërinë përpara. Po largohen pikërisht njerëzit të cilët kanë mundësi, aftësi, për shkak të investimit që kanë bërë te vetja, që të kritikojnë qeverinë dhe politikanët. Qeveria Rama i ka sulmuar këta që prej ditës së parë që ka ardhur në pushtet. Taksimi progresiv sulmoi fortë rreth 11 mijë shqiptarë, që paguanin rreth 23 përqind mbi të ardhurat. Këta 11 mijë shqiptarë, tashmë janë bërë 8 mijë, por çfarë vendi jemi ne që në një periudhë kaq të shkurtër të na ikin me mijëra njerëz që janë të zotët?! Ky është një proces që nuk ndalet më. E vetmja mënyrë sesi mund të ndalej ky proces do të ishte që të gjitha forcat politike në Shqipëri, të mund të ishin dakord për 4-5 objektiva madhorë të zhvillimit kombëtarë dhe të gjenin një gjuhë sa më të përbashkët sa i përket, sidomos, elementit të edukimit”, u shpreh Shano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos