Gjykata liron nga qelia Klaudjo Zhillën

Nga A2 CNN
12 Janar 2021, 13:27 | Aktualitet
Gjykata liron nga qelia Klaudjo Zhillën

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liron nga qelia Klaudjo Zhillën. Gjykata zbuti masën "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Zhilla u arrestua në lidhje me aferën korruptive në Gjykatën e Apelit Korçë, për të cilën akuzohet dhe gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e arrestoi gjyqtaren dhe bashkëshortin e saj më 9 shtator, bashkë me avokatin Demiraj dhe 2 persona të tjerë.

Sipas SPAK, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë dhënë gjyqtares, përmes bashkëshortit, 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj Orion Balit, i arrestuar për trafik klandestinësh. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, për Balin, pretendon SPAK. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/12/korrupsioni-ne-apelin-e-korces-arrest-shtepie-per-bashkeshortin-e-gjyqtares-dhe-avokatin-tension-mes-margjekes-e-policise-para-seances/

A2 CNN Livestream

Latest Videos