All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tottenham humb ndaj Antwerp, Mourinho kritikon ashpër skuadrën

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 08:28 | Futboll
Tottenham humb ndaj Antwerp, Mourinho kritikon ashpër skuadrën
All - Paragraf - 1

Jose Mourinho nuk ka ngurruar që të kritikojë ndeshjen e lojtarëve të tij në humbjen në Europa League ndaj Royal Antwerp me rezultatin 1-0.

Trajneri portugez bëri 4 zëvendësime në pushim, por theksoi se do të donte të bënte 11.

All - Paragraf - 3

“I lamë vetë që të fitonin, kaq mund të them. Bëra vetëm 4 zëvendësime sepse kisha frikë se çfarë do të ndodhte në 45 minutat e dyta. Mund të them që performancat e dobëta individuale ndikuan te ekipi, por edhe ekipi ndikoi në performancat e dobëta individuale. Por, nuk do të analizoj në konferencë shtypi emra të përveçëm”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos