Shkëlqen Uzuni, golashënuesi i tretë më i mirë në Hungari

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 08:19 | Futboll
Shkëlqen Uzuni, golashënuesi i tretë më i mirë në

Edhe Myrto Uzuni nuk ndalet në kampionatin hungarez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vijon të jetë protagonist me gola dhe ka arritur në kuotën e 12 realizimeve këtë sezon me Ferencvaros.

Futbollisti kuqezi tundi dy herë të tjera rrjetën në fitoren 3-0 të kampionëve hungarezë përballë Ujpesht, sukses që e afron Ferencvaros edhe më shumë me titullin ndërsa është shkëputur 14 pikë nga vendi i dytë në klasifikim.

Myrto Uzuni mban vendin e tretë në tabelën e golashënuesve më të mirë në kampionatin hungarez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos