Tragjike, 7-vjeçari mbytet duke u larë në Osum

Nga A2 CNN
22 Korrik 2021, 11:07 | Kronikë
Tragjike, 7-vjeçari mbytet duke u larë në Osum

Një ngjarje tragjike është shënuar, këtë të enjte, në fshatin Moravë të Beratit.

Policia tha se një 7-vjeçar është mbytur në lumin Osum, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lum.

Trupi i viktimës është nxjerrë nga lumi nga efektivët e policisë, bashkë me banorët e fshatit.

Ndërkohë, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos