1503 – Nënshkruhet “Traktati i Paqes së përhershme” midis Skocisë dhe Anglisë, i cili në fakt do të zgjaste vetëm 10 vjet. 1937 – Themelohet Volkswagen, prodhuesi gjerman i automobilave. Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Aktualisht, motoja e kompanisë është “Das Auto”. 1937 – Golden Gate Bridge në San Francisco, California, hapet zyrtarisht nga Presidenti Franklin D. Roosevelt në Washington DC, i cili shtyp një buton dhe sinjalizon kështu fillimin e trafikut të makinave mbi urë. 1940 – Lufta e Dytë Botërore: Belgjika i dorëzohet Gjermanisë. 1952 – Greqi, grave u jepet e drejta për të votuar. 1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. 1968 – Lindi Kylie Minogue, këngëtare australiane, fitues e çmimit Grammy. Më 2005 zbuloi që ishte e sëmurë me kancer dhe vendos të kurohet, për rrjedhim anulon turin e saj të quajtur "Showgirl". Por e kalon sëmundjen dhe në vitin 2007 rikthehet përsëri në skenë. 1979 – Konstantin Karamanlis nënshkruan traktatin e plotë të anëtarësimit të Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian. 1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vinçit “Darka e Fundit”, zbulohet përsëri për publikun. 2001 – U nda nga jeta Ihsan Toptani, veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar. 2002 – NASA, Sonda amerikane Odyssey gjen shenja të depozitave të mëdha të akullit në planetin Mars.
Kalendari historik, 28 maj. (A2 Televizion)