Transportonte kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 10:36 | Kronikë
Transportonte kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi u kap duke transportuar 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Ai u arrestua te "Rrethrrotullimi i Shëngjinit", ndërsa lënda narkotike ishte futur në bagazhin e makinës së tij tip Benz.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që po qarkullonte me mjet në aksin rrugor Fushë Krujë - Shkodër, dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë organizuan punën dhe në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit" kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip "Benz" me drejtues shtetasin H. D., në bagazh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. D., 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos