Tritan Shehu përdori albumin e kujtimeve për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha, që sot u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit amerikan.
Tritan Shehu përdori albumin e kujtimeve për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha "Sali Berisha, njeriu dhe udhëheqësi më pro amerikan dhe pro perëndimor që kam njohur", shkruan Shehu
“Gjatë gjithë periudhës 30 vjeçare të demokracisë në vendin tonë, merita dhe kontributi i mikut tim Sali Berisha, njeriu dhe udhëheqësi më pro amerikan dhe pro perëndimor që kam njohur, kanë qenë e do të jenë thelbësore dhe të padiskutueshme.
Ky vizion properëndimor i tij na ka qartësuar në përpjekjet tona për integrim, shoqëri të lirë, drejtësi e mirëqenie. Dhe do të jetë e vlefshme deri në arritjen e aspiratës sonë "e duam Shqipërinë si gjithë Europa", ishte mesazhi i ish-ministrit të jashtëm shqiptar. (A2 Televizion)