Gjykata e Posaçme vendos për sekuestrimin e pronave të Altin Hajrit, akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2020, 16:17 | Kronikë
Gjykata e Posaçme vendos për sekuestrimin e pronave të Altin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori vendimin për sekuestrimin e pronave të Altin Hajrit, njëri prej të arrestuarve si i dyshuar për rrëmbimin e Jan Prengës.

Gjykata vendosi për sekuestrimin e kompleksit “Golden Resort”, në Xhafzotaj të Durrësit, pikës së karburantit “ALT- OIL 2008”, si edhe një vile dykatëshe gjithashtu në Xhafzotaj.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjencisë së posaçme të ngritur pas aktit normativ anti-KÇK, ndërsa është njoftuar edhe vetë Altin Hajri, si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Prokuroria e Posaçme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos