Vodhi miliona lekë nga firma ku punonte, arrestohet ekonomisti në Elbasan

Nga A2 CNN
18 Tetor 2022, 12:01 | Kronikë
Vodhi miliona lekë nga firma ku punonte, arrestohet ekonomisti në

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar të akuzuar se ka vjedhur 2,5 milionë lekë nga kompania ku ishte i punësuar si ekonomist.

Në pranga përfundoi shtetasi O. A., banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.  

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos