Trump sulmon mediat: Armiq të SHBA, nxitën gënjeshtrat për Rusinë

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 11:16 | Bota
Trump sulmon mediat: Armiq të SHBA, nxitën gënjeshtrat për

Donald Trump po e shfrytëzon në maksimum “momentumin” e ri politik, pasi Robert Mueller e pastroi nga akuzat për bashkëpunim të mundshëm me Rusinë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu rikthye sulmeve ndaj mediave.

"Për dy vjet ato nxitën gënjeshtrën për një marrëveshje të fshehtë me Rusinë, ndërsa e dinin se ajo nuk ekzistonte. Ato vërtet janë armiku i popullit dhe partia e vërtetë  e opozitës!"

Donald Trump

Presidenti Trump përsëriti në Twitter thënien e një përkrahësi të tij se hetimi prej 22 muajsh i Prokurorit Special nuk duhet të kishte filluar fare. Në një përmbledhje të konkluzioneve të Mueller, Prokurori i Përgjithshëm William Barr, tha të dielën se Trump dhe fushata e tij e vitit 2016 nuk patën komplotuar me Rusinë për ta ndihmuar atë të fitonte.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1110714893039267840

Por raporti nuk arrin në ndonjë përfundim nëse udhëheqësi amerikan ka penguar drejtësinë. Sulmi i Trump ndaj mediave, vjen pasi ai dhe aleatët republikanë në Kongres u zotuan se do të kryejnë hetimet e tyre për kritikët kryesorë të Presidentit dhe për ata që qëndrojnë pas hetimit mbi lidhjet mes fushatës së vitit 2016 dhe përpjekjeve të Rusisë për t'i prishur zgjedhjet amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos