Truproja i Messit tregon talentin edhe si futbollist

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 08:50 | Futboll
Truproja i Messit tregon talentin edhe si futbollist

Truproja i Leo Messit i bën të gjitha. Yassine Chueko ka marrë vëmendje, ditët e fundit, pasi u xhirua duke ndjekur hap pas hapi futbollistin argjentinas edhe në fushë, vetëm një metër nga vija anësore e saj.

Në ndeshjen e radhës, ndaj Nashville SC, ish-marinsi amerikan tregoi edhe aftësitë e tij me topin, duke i dhënë një pasim perfekt Messit.

Topi doli nga loja dhe shkoi drejt e te Chueko, i cili po patrullonte si zakonisht vijën anësore. Ai menjëherë i dha një pasim të shkëlqyer Messit me të djathtën, i cili po i drejtohet këndores. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/reel/Cwl4ct6IZLR/?igshid=MTc4MmM1YmI2Ng%3D%3D

A2 CNN Livestream

Latest Videos