131 gola dhe 61 asiste në 3 sezonet e fundit, Milani transferon bomberin e shumëkërkuar

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 19:06 | Futboll
131 gola dhe 61 asiste në 3 sezonet e fundit, Milani transferon bomberin e

Pas javësh tentativa e bisedime, Milani më në fund ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën e Portos për transferimin e sulmuesit nga Irani, Mehdi Taremi. Bisedimet e fundit kanë sjellë rezultatet e duhura. Oferta e fundit e dyshes Furlani-Moncada duket se ka tunduar drejtuesit e Portos për të hequr dorë nga sulmuesi 31-vjeçar.

Sportmediaset shkruan se Milani i ka ofruar portugezëve 15 milionë euro plus bonuset dhe tashmë oferta është pranuar. Ndërkohë, sulmuesi iranian do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare dhe pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Me afrimin e Mehdi Taremi, Milani do të largojë tashmë Lorenzo Colombo-n, i cili do të transferohet te skuadra e Monzës.

Iraniani ka shkëlqyer në 3 sezonet e fundit me Porton, por edhe me kombëtaren e tij teksa ka arritur të realizojë në të gjitha kompeticionet ku ka luajtur 131 gola dhe 61 asiste. Megjithatë, formacioni te kuqezinjtë nuk do të jetë i lehtë për të pasi do të gjejë aty një ekspert si Giroud, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i kuqezinjve në dy sezonet e fundit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Pe5g0Nmaf2I

A2 CNN Livestream

Latest Videos