Zyrtare, Pavard vishet zikaltër, Bayern merr 30 milionë euro

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 22:16 | Futboll
Zyrtare, Pavard vishet zikaltër, Bayern merr 30 milionë euro

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbyllja e merkatos së verës,  Inter ka bërë goditjen e madhe. Benjamin Pavard është zyrtarisht lojtari më i ri zikaltër. Siç ishte bërë e ditur dhe më parë lojtari i bashkohet skuadrës italiane për 30 milionë euro plus 2 milionë bonuse.

Francezi pas testeve mjekësore, nënshkroi kontratën që do ta mbajë të lidhur në Milano për 5 vite ndërsa do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Zikaltrit ashtu si për portierin Sommer luftuan shumë për të siguruar shpërblimet e mbrojtësit dhe pas shumë tentativash, kampionët e Gjermanisë dhanë dritën jeshile.

Dëshira e mbrojtësit ishte që të transferohej tek Inter madje dhe në javën e fundit të Bundesligës, lojtari nuk u thirr të ishte pjesë e skuadrës çfarë vulosi përfundimisht dhe largimin e tij nga klubi bavarez.

Sezonin e kaluar, Pavard u aktivizua në 42 ndeshje ndërsa shënoi dhe 6 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos