Pas shkarkimit të Nicës, Skerdi Bejzade merr drejtimin e Laçit

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 12:48 | Futboll
Pas shkarkimit të Nicës, Skerdi Bejzade merr drejtimin e Laçit

Pas shkarkimit të Stavri Nicës, drejtuesit e Laçit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gati zëvendësuesin e tij.

Skerdi Bejzade do të marrë drejtimin e kurbinasve dhe debutimi i tij pritet të jetë që në ndeshjen e kësaj jave përballë ish-skuadrës së tij, Partizani, ku vite më parë ka luajtur si lojtar.

Bejzade është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave shqiptare. Përveç Partizanit ai është aktivizuar dhe me klube të tjera më emër si Vllaznia apo Elbasani, ndërsa si trajner ka drejtuar Kamzën në Shqipëri.

Prej disa kohësh, Bejzade jetonte në Gjermani ku stërviste skuadra të kategorive të ulta gjermane. Drejtuesit kurbinas shkarkuan trajnerin Stavri Nica vetëm pas javës së parë, kur skuadra barazoi 3-3 me Erzenin.

Laçi do të përballet me Partizanin këtë të dielë, me ndeshjen që është programuar në orën 19:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos