Turqia përçan NATO-n, nuk heq dorë nga blerja e sistemit raketor rus

Nga A2 CNN
5 Prill 2019, 11:50 | Bota
Turqia përçan NATO-n, nuk heq dorë nga blerja e sistemit

Ndërsa Stoltenberg dhe NATO-ja donin të paraqisnin një front të bashkuar para Rusisë, në një shenjë përçarjeje, Turqia këmbënguli se do të vazhdonte me planin për të blerë një sistem raketash nga Moska.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu tha në Uashington se nuk kishte kthim mbrapa nga blerja e sistemit rus të mbrojtjes S-400.

https://a2news.com/2019/04/04/paralajmerimi-per-turqine-hiq-dore-nga-blerja-e-sistemit-raketor-rus/

Por në një aktivitet të mbajtur nga organizatat e sigurisë dhe politikave në Uashington, Çavushoglu theksoi se Turqia gjithsesi vazhdon të mbështesë NATO-n në shqetësimet e saj kryesore ndaj Rusisë.

Ndryshe nga zëvendëspresidenti Mike Pence që paralajmëroi se nuk do të qëndronin duarkryq ndërsa Turqia blinte armë nga kundërshtarët, Sekretari i Shtetit Mike, Pompeo shfaqi tone më të zbutura. Ai tha se besonte se do të gjenin një mënyrë për të tejkaluar mosmarrëveshjet lidhur me çështjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos