Olimpiada “Pekin 2022”, bashkëshortja e Valon Behramit fiton medalje të artë

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 18:19 | Sporte të tjera
Olimpiada “Pekin 2022”, bashkëshortja e Valon Behramit fiton

Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami, fitoi medaljen e artë olimpike në disiplinën e skive alpine. 30-vjeçarja triumfoi pas një paraqitjeje fantastike në sllallomin super gjigand, në Lojërat Dimërore.

Kjo ishte medalja e dytë në Olimpiadë për Lara Gut-Behrami, që në garimin e mëparshëm në sllallomin gjigand kishte fituar edhe medaljen e bronzit.

Në vendin e dytë u pozicionua austriakja Mirjam Puchner, teksa medalja e bronzit u fitua nga zvicerania Michelle Gisin.

Lara Gut-Behrami është skiatorja e parë zvicerane që fiton sllallomin super gjigand në Olimpiadë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos