“Pekin 2022”, nis keq aventura e skiatorit shqiptar

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 08:40 | Sporte të tjera
“Pekin 2022”, nis keq aventura e skiatorit shqiptar

Ka nisur keq aventura për skiatorin shqiptar, Denni Xhepa, në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”.

18-vjeçari garoi në disiplinën sllallomit gjigant, por nuk arriti ta përfundojë, pasi u rrëzua në zbritjen e parë.

Kushtet e vështira atmosferike dhe shikimi i dobët bënë që shumë skiatorë të dështonin.

Megjithatë, Xhepa ka dhe një garë tjetër, në datën 16 shkurt, ku shpreson për një paraqitje pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos